Vazhdon kaosi te Juventusi edhe pas fitores, vërshëllima e kontestime nga ultrasit bardhezinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:41

Vazhdon kaosi te Juventusi edhe pas fitores, vërshëllima e kontestime nga ultrasit bardhezinj

Fitorja 3-0 e Juventusit ndaj Bolonjës duket se nuk ka sjellë paqen e shumëpritur me tifozët e skuadrës. Situata nuk është e qetë dhe kjo u pa edhe kur pas një suksesi që vinte pas një muaji, ekipi u shoqërua jashtë fushës nga vërshëllimat dhe kontestimet.

d9c528e0515c0391e26c5361e93d9f5d-88164-oooz0000

Lojtarët e Juventusit këtë radhë preferuan që të mos shkonin poshtë tribunës së ultrasve në fund të duelit, pasi i frikësoheshin një tjetër skene si ajo e dy javëve më parë kur mbështetësit i kontestuan ashpër. Por pikërisht ky vendim i tyre, për t’u larguar direkt nga fusha e lojës, solli pakënaqësi në tribuna.

Mbështetësit me sa duket pritnin përshëndetjen e zakonshme dhe kur panë lojtarët të hynin në dhomat e zhveshjeve, nisën vërshëllima dhe kore kundër skuadrës që me sa duket do t’i duhet shumë punë për të kthyer përsëri besimin te ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"