Vazhdon “inati” i zvicerianëve, Zyrihu largon edhe Sadikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 11:10

Vazhdon “inati” i zvicerianëve, Zyrihu largon edhe Sadikun

Pas Berat Gjimshitit, edhe Armando Sadiku lë Zyrihin edhe pse jo përfundimisht. Sulmuesi ka kaluar te Vaduzi në formë huazimi deri në fund të sezonit.sadiku Sulmuesi 24­-vjeçar që është nën kontratë te Zyrihu deri në qershor të 2018, por do kalojë te Vaduzi për të pasur më shumë mundësi aktivizimi.

Sadiku te Vaduzi do të gjejë një tjetër shqiptar, sulmuesin e ri Albion Avdijaj, i cili u afrua gjatë merkatos së verës.  Këtë sezon ai ka realizuar 5 gola në 14 ndeshje në Superligën e Zvicrës.

sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"