Vazhdon hetimi i trukimeve, pritet vizita e Takajt në Prokurori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 10:53

Vazhdon hetimi i trukimeve, pritet vizita e Takajt në Prokurori

Gjatë ditëve të ardhshme pritet që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ku do të merret në pyetje në lidhje me raportin e UEFA-s për trukimin e ndeshjeve, i cili solli dënimin e klubit kampion të Shqipërisë me mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve në sezonin 2016-2017.

Takaj sdi gje

“Panorama Sport” ka mësuar se fletëthirrja për Takajn është dërguar që para disa javësh, në të njëjtën kohë me disa nga futbollistët dhe ish-trajnerin Mirel Josa, por presidenti i korçarëve e ka shtyrë paraqitjen e tij në Prokurori për shkak të axhendës personale të ngarkuar. Megjithatë në bisedat e bëra me prokurorin e çështjes, ai ka treguar gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të ndihmonin këtë hetim të zbardhte të vërtetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"