Vazhdon eksodi/ Luftëtari drejt shpërbërjes totale, portieri Basha ikën te klubi i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 17:20

Vazhdon eksodi/ Luftëtari drejt shpërbërjes totale, portieri Basha ikën te klubi i Kategorisë së Dytë

Luftëtari po shkon drejt shpërbërjes totale. Gjithçka ka mbetur në vendnumëro pas bojkotit të 15 shtatorit, kur Luftëtari ndali stërvitjen. Largimi më i fundit është ai i portierit Sadik Basha, i cili i ka dhënë fund aventurës me bluzinjtë.

Luftetari1

“Të ndahesh me skuadrën ku je formuar si lojtar, s’ndihesh mirë. S’mund të qëndroja më shumë në pritje, jam vetëm 18 vjeç dhe s’dua të luaj e të përmirësohem. Kisha oferta dhe preferova të kontribuoj për Butrintin, që e shoh si “trampolinë” për të ardhmen. Më duhet të punoj fort për të përligjur besimin e drejtuesve të Butrintit, pasi në dijeninë time ky ekip ka objektiva të rëndësishëm këtë sezon” u shpreh Basha.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"