Vazhdon eksodi “falas” nga Superiorja, klubet shqiptare humbin qindra mijëra euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2017 | 14:35

Vazhdon eksodi “falas” nga Superiorja, klubet shqiptare humbin qindra mijëra euro

Emanuel Mensah, deri pak javë më parë, ishte një futbollist i Laçit në Kategorinë Superiore. Sot, ai është prezantuar te Atromitos në kampionatin grek të futbollit. Cili është problemi? Që klubi i Laçit përfiton 0 euro nga ky transferim, falë klauzolave absurde që u vihen futbollistëve në kontrata.

mensah atromitos

Pak kohë më parë, të gjithë u çuditën që Rubin Hebaj u largua drejt Domzhales në Slloveni duke firmosur me këtë klub dhe ndërprerë marrëveshjen ekzistuese që kishte me Vllazninë. Futbollisti kishte në kontratë klauzolën absurde që mund të largohej kurdoherë, nëse kishte një ofertë nga jashtë vendit tonë.

hebaj domzhale

Të njëjtën klauzolë duket se ka pasur edhe Mensah te Laçi. Lojtari erdhi në janar dhe tregoi menjëherë te kurbinasit se ishte një futbollist shumë cilësor. Por në vend që të blindonte lojtarin në mënyrë që të përfitonte financiarisht prej tij në të ardhmen, Laçi thjesht e ka parë atë të largohet pa u shqetësuar drejt Greqisë për të firmosur në elitën e kampionatit të këtij vendi.

Mensah Laci

Si në rastin e Hebajt, ashtu edhe të Mensah, klubet shqiptare kanë humbur mundësinë që të arkëtojnë disa qindra mijëra euro, të cilat sigurisht që do t’i ndihmonin të përballonin pa probleme sezonin në një kampionat si i yni ku financat janë shqetësimi kryesor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"