Vazhdon dueli Ronaldo-Mesi, portugezi mund argjentinasin pas ndeshjes me Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:21

Vazhdon dueli Ronaldo-Mesi, portugezi mund argjentinasin pas ndeshjes me Napolin

U pa shumë nervoz në fushë, duke u ndëshkuar në fund dhe duke rrezikuar edhe kartonin e kuq, pasi ofendoi ndër dhëmbë arbitrin, por për Kristiano Ronaldon, në aspektin personal, ishte një tjetër natë në të cilën bëri që të flasë për vete.

TGXHYDLBLBFEDIO56GT76YEPJU
Pikësëpari, ai i realizuar në minutën e 90-të ishte goli i 17-të personal në kampionat, por edhe i pari në një stadium si “San Paolo”, në të cilin nuk kishte festuar asnjëherë deri më dje.

Por akoma më shumë se kaq, ai vendos një rekord në distancë duke parakaluar i vetëm Lionel Mesin. Ronaldo shënoi dje për të tetën ndeshje radhazi dhe u bë sezoni i katërt që vendos këtë seri personale, në karrierën e tij në 5 ligat më të mëdha të Europës.

320

Deri dje, këtë rekord e mbante me Lionel Mesin, por tashmë argjentinasi i Barcelonës mbetet prapa, pasi “Pleshti” ka mundur vetëm 3 herë që të vendosë një seri prej 8 ndeshjesh radhazi me gol në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"