Vazhdon dashuria e Interit për kroatët, pas Modriçit ëndërrohet edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 12:15

Vazhdon dashuria e Interit për kroatët, pas Modriçit ëndërrohet edhe…

Një nga lojtarët thelbësorë të Barcelonës dhe kombëtares kroate. Por, Ivan Rakitiç, sipas së përditshmes italiane “TuttoSport”, është kthyer në një nga prioritetet e Interit për sezonin e ardhshëm.

Inter

Drejtuesit e merkatos zikaltër janë prej kohësh në kërkim të një mesfushori lider dhe, pavarësisht se nuk është harruar pista “Modriç”, për të cilin diskutohet se bisedat do rinisin në janar dhe do bëhet, pra, një tjetër tentativë për ta transferuar në Milano (vështirë nëse fiton “Topin e Artë”…), një tjetër ide është kroati i Barçës.

Kroacia

Edhe në këtë rast, ashtu si me fantazistin e Realit, negociatat nuk pritet të jenë “shëtitje”: përfundon kontratën në 2021-shin dhe ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh. E arritshme vetëm nëse, siç lexohet në shkrimin e mësipërm, Interi do i nënshtrohet një revolucioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"