Vazhdojnë testimet te Partizani, “demat” marrin në provë një… kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 14:37

Vazhdojnë testimet te Partizani, “demat” marrin në provë një… kosovar

Minifaza përgatitore në Antalia në Turqi po i shërben Partizanit edhe për të testuar futbollistë, të cilët mund të rezultojnë si përforcime të duhura për ekipin. 

Partizani

Trajneri Sormani ka një mision të vështirë në këtë periudhë, ku si fillim do të vlerësojë çdo futbollist që ka në organikë, plus përgatitjet për pjesën e dytë, si dhe vëzhgimin e kandidatëve që vijnë për provë.

Partizani (1)

Pas kolumbianit Zapata dhe italianit Lorenco, që nuk kanë bindur, testimet kanë vijuar edhe dje, ku në provë ka qenë një mesfushor kosovar. Klubi në asnjë rast nuk ka dhënë informacion dhe ardhja e mesfushorit është pikasur vetëm nga një foto e hedhur në rrjetet sociale nga lojtarët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"