Vazhdojnë telashet për ish-lojtarin e Barcelonës. Pas akuzës për atentat, tani e lë dhe gruaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 16:39

Vazhdojnë telashet për ish-lojtarin e Barcelonës. Pas akuzës për atentat, tani e lë dhe gruaja

Incidenti me lojtaren e PSG, Kheira Hamraui që u sulmua nga dy burra të maskuar dhe u plagos në këmbë bëri xhiron e rrjetit. I dyshuari krysesor për këtë çështje ishte ish lojtari i Barcelonës, Erik Abidal. Si duket ky lajm e ka njollosur figurën e francezit edhe në familjen e tij.

abidal

Bashkëshortja Hajet Abidal ka kërkuar divorcin me ish-mbrojtësin. Mendohet se lajmet dhe faktet që provojnë përfshirjen e Abidal në këtë atentat, ka bërë që Hajet të largohet nga ai.

Lajmi u konfirmua dhe nga avokatja e saj, Xhenifer Losada. Dyshimet mbi lidhjen e Abidal dhe sulmueses ishin një shtysë e fortë që Hajet të merrte këtë vendim.

abidal

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"