Vazhdojnë rinovimet te Reali i Madridit, zgjatet edhe kontrata e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 19:51

Vazhdojnë rinovimet te Reali i Madridit, zgjatet edhe kontrata e kapitenit

Serxhio Ramos, mbrojtësi i Realit të Madridit, thuhet se zgjatur kontratën me klubin e tij deri në vitin 2021. Siç raporton “Marca”, kontrata e re është firmosur pa bërë shumë bujë, në një marrëveshje zotërinjsh me presidentin Perez, dhe ditët në vijim gjithçka do zyrtarizohet.

Ramos

Zërat thonë se 31 vjeçari e ka zgjatur vetëm me një vit afatin nga kontrata aktuale, dhe tashmë do jetë nga më të paguarit e skuadrës, duke u bashkuar në podium me Kristiano Ronaldon dhe Garet Bejl.

Ramos u transferua te “Los Blankos” në vitin 2005, nga ekipi i Seviljes, dhe cilësohet më shumë se sa thjesht një lojtar për ekipin e Zidane. Golat vendimtarë në shumë ndeshje gjatë minutave të fundit, por edhe dashuria për klubin, kanë bërë që mbrojtësi të fitojë zemrat e tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"