Vazhdojnë punimet në ‘Niko Dovana’, stadiumi pret…fushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 15:52

Vazhdojnë punimet në ‘Niko Dovana’, stadiumi pret…fushën

Vijojnë me intensitet punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Klubi durrsak vendosi në muajin shtator që të vendosë një tapet të ri, pasi ishte shumë i konsumuar.

niko dovana

Aktualisht janë kryer disa procese të rëndësishme, teksa është hedhur edhe rëra si shtresa e fundit që i paraprin vendosjes së barit. Burime në klub treguan se tapeti i ri pritet të mbërrijë javën e ardhshme dhe të nisë gradualisht shtrimi i tij.

Ka pak shanse që stadiumi të jetë gati brenda këtij viti, pasi në momentin që do të vendoset bari i ri natyral, kërkohen 40 ditë kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"