Vazhdojnë përgatitjet te Besëlidhja, trajneri Bruka “shkund” ekipin për 270 minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2022 | 18:32

Vazhdojnë përgatitjet te Besëlidhja, trajneri Bruka “shkund” ekipin për 270 minutat e fundit

Besëlidhja bëri një ndeshje të çmendur me Tomorin. Për 67 minuta pësoi tre gola, por në fund arriti që të barazonte diçka.

Beselidhja

 

Për mënyrën se si shkoi ishte si fitore edhe Alban Bruka nuk ka ngurruar që t’i vlerësojë të tijtë për grintën që shfaqën në finish, por kritika ka ende ama.

Në analizën e zhvilluar para se të niste dje stërvitja, trajneri është munduar që mobilizojë grupin me këtë fjalim:

“Duhet të fitonim me Tomorin, por gabimet vazhdojnë të na penalizojnë. Pësimi i 3 golave na la në disavantazh 0-3 për 67 minuta.

Mendova se humbëm, por reaguat në fund dhe barazuat. Kjo tregon forcën që keni, por më vjen keq që po neglizhohet kundërshtari dhe për këtë ju tërheq vëmendjen.

Tani kemi tri ndeshje deri në fund, dy nga të cilat në transfertë. Karikoni energjitë dhe të marrim maksimumin e pikëve.

Nuk ka kohë për rikuperim gabimesh. Mbijetesën as që duhet ta diskutojmë”.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"