Vazhdojnë lëvizjet në merkato, Laçi afron Maikon Eskuerdën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 15:39

Vazhdojnë lëvizjet në merkato, Laçi afron Maikon Eskuerdën

Barazimi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Krujë kundër Kastriotit ka lënë të pakënaqur trajnerin Nica dhe stafin e kurbinasve. Pas takimit, ishte vetë trajneri që deklaroi se situata aktuale e skuadrës është krejtësisht e papranueshme, duke qenë se ka probleme në organikë, ka probleme në elementet e rinj për formimin e tyre nga skuadrat e moshave, si dhe ka probleme fizike të futbollistëve që nuk janë në gjendje për të përballuar si duhet një sezon.

Laci tifozet

MERKATO

Kurbinasit janë ende në kërkim të elementeve të duhur për t’u plotësuar dhe për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik në Superiore. Pas largimit të Vucajt, klubi është në pritje të dy futbollistëve brazilianë. Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Nica disa ditë më parë, mirëpo mbërritja e tyre po vonon.

MESFUSHORI

Kurbinasit kanë arritur që të sigurojnë shërbimet e Maikon Eskuerdas. Mesfushori shkatërrues 27-vjeçar do të jetë afrimi më i fundit që i shtohet trajnerit Nica në organikën e tij për këtë edicion. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se njëri prej dy brazilianëve që pritet të mbërrijnë në Laç ka lindur në Brazil dhe është aktivizuar në disa nivele në futbollin brazilian.

eskuerda

Eskuerda është një lojtar që ka luajtur me Metropolitanon në vitin 2015, me të cilën në tetë ndeshje ka arritur që të shënojë një gol, por deri në këtë vit nuk ka informacione për skuadrën e tij. Në karrierën e tij, Eskuerda është aktivizuar me skuadra si Juventus SC, Operario PR dhe Parana PR.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"