Vazhdojnë firmosjet e kontratave te Vllaznia, sot rinovojnë edhe tre lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 19:53

Vazhdojnë firmosjet e kontratave te Vllaznia, sot rinovojnë edhe tre lojtarë të tjerë

Ashtu si kishin paralajmëruar edhe një ditë më parë nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, Vllaznia vazhdon me firmosjen e kontratave. Pas 5 futbollistëve që i hodhën firmat në ditën e djeshme, sot u ka ardhur radha tre futbollistëve të tjerë.

florind bardulla kontrate

Kështu është rënë dakord që të zgjaten kontratat për mbrojtësit Olsi Gocaj e Antonio Marku si edhe mesfushori Florind Bardulla. Ndërkohë që faqja zyrtare e klubit bën me dije që ditën e nesërme do të mbyllen edhe kontratat e fundit dhe skuadra do të plotësohet me 25 lojtarët e përzgjedhur nga stafi teknik për sezonin 2018-2019.

Antonio-Marku-ne-dyluftim-me-Gilman-Liken

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"