Vazhdojnë “dhimbjet e kokës” për Dajën në lidhje me formacionin, mungesa edhe te Teuta. Ja si priten rreshtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 12:04

Vazhdojnë “dhimbjet e kokës” për Dajën në lidhje me formacionin, mungesa edhe te Teuta. Ja si priten rreshtimet

Nën drejtimin e Ilir Dajës Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Teutën. Korçarët në seancën e fundit përveç anës taktike kanë ndarë edhe formacionin që do të zbresë në fushë në këtë takim.skenderbeu-770x470

Ajo që mban peng ekipin është gjendja e Krasniqit, i cili ka zhvilluar i diferencuar stërvitje për shkak të një viroze gripale. Me shumë mundësi kavajasi do ta nisë nga stoli takimin e sotëm dhe në vend të tij do të jetë sërish Pusi në majë të ofensivës bardhekuqe. Krasniqi do të jetë i gatshëm nga stoli, por Ndeki dhe Elezi janë mungesa të sigurta.SKK

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për Skënderbeun. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi e ka zhvilluar seancën e fundit në “Olympic Park” duke u bazuar në theksin tekniko-taktik. Stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit me korçarët.

Grupi duket i plotë dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit, me përjashtim të Lorenco Vilës, i pezulluar nga kartonët, si dhe mungon kapiteni Arapi që është nisur drejt Serbisë për t’u rikuperuar. TT

Frashëri dhe Aleksi e kanë kaluar gjendjen gripale dhe janë gati për transfertën korçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"