Vazhdojnë çuditë në futbollin shqiptar, klubet në sinkron për… Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 11:41

Vazhdojnë çuditë në futbollin shqiptar, klubet në sinkron për… Kupën

Mesjava e futbollit shqiptar do i kushtohet e gjitha raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të dytë. Ky kompeticion shquhet për shumë absurditete, kryesisht në turet e para, ku nuk mungojnë rezultatet surprizë, apo goleadat, pasi disa klube e kanë thjesht angari. 

kupa17-1

Por, çudia e radhës që sjell Kupa është se nesër stadiumet nuk kanë porta hyrëse dhe kushdo që është i interesuar, është i lirë për të qenë i pranishëm në tribuna. Kriza e tifozëve në stadiume në futbollin shqiptar nuk jep shpresë për të ardhmen, ndaj disa klube organizatore kanë vendosur që nesër ta bëjnë hyrjen falas për sportdashësit.

Nuk ka sens marketingu, pasi dihet që futbolli është biznes. Kjo politikë e klubeve për ndeshjet e Kupës është edhe një barometër për të vërtetuar krizën ku është futbolli shqiptar, apo absurditetet me axhendat, që nuk janë në favor të tifozëve. Partizani e pret Besëlidhjen në “Elbasan Arena” dhe klubi ka vendosur që hyrja të jetë pa biletë, ndonëse vetë paguan një shumë të majme për të luajtur në një stadium me kushte komode.

Partizani kurrë nuk e ka aplikuar hyrjen falas për tifozët dhe kjo risi tregon vështirësitë ku ndodhen të kuqtë para lezhjanëve, të cilët i kanë mposhtur 3-0 në duelin e parë. Tirana-Kastrioti është një tjetër ndeshje Kupe ku është njoftuar se hyrja në “Selman Stërmasi” është pa bileta.

Kupa e SHQIPERISE

Laçi e ka aplikuar shpesh hyrjen pa bileta të tifozëve dhe këtë gjë e ka njoftuar edhe për nesër, ku me ndihmën e sportdashësve synon kualifikimin ndaj Bylisit. Kukësi-Lushnja luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë, kështu që edhe ky takim mund të ndiqet pa blerë biletë. Gjasat janë që gjeografia e hyrjeve falas në Kupë të shtrihet edhe në ndeshjet e tjera të turit të dytë. Zakonisht klubet kur rrisin çmimet, i justifikojnë me shpenzimet, por nesër si do i mbulojnë…?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"