Vatnikaj nuk mjafton, Laçi pret afrimin e një tjetër sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2017 | 13:15

Vatnikaj nuk mjafton, Laçi pret afrimin e një tjetër sulmuesi

Te skuadra e Laçit, vazhdon faza seleksionuese me lojtarë të rinj, e cila deri më tani nuk ka qenë shumë efektive, duke qenë se pjesa më e madhe e lojtarëve nuk kanë bindur stafin teknik. Megjithatë drejtuesit janë duke menduar për merkato cilësorë dhe afrimi i një sulmuesi që të zëvendësojë Mensahn e larguar mbetet prioritet.

Laci feston me tifozet

Për momentin në repartin e avancuar është afruar Jurgen Vatnikaj, një prodhim i akademisë së Partizanit, që vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të parë dhe ka bërë një paraqitje të mirë kur i është dhënë besimi. Por, kohët e fundit ka kryer një operacion dhe tani është gati për të filluar sezonin.

Gjithashtu me skuadrën është bashkuar edhe Sherif Kallaku, kosovari që është pjesë e Kombëtares së Shpresave në vendin tonë. Me sa duket, drejtuesit do t’u besojnë sërish për sezonin e ri lojtarëve të rinj në moshë, të cilët premtojnë shumë për sezonin e ardhshëm, ku objektivi i skuadrës është të ketë një vend komod në tabelën e klasifikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"