Vata: Panuçi duhet të marrë përgjegjësitë, ja çfarë më pyetën skocezët para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 20:28

Vata: Panuçi duhet të marrë përgjegjësitë, ja çfarë më pyetën skocezët para ndeshjes

Para ndeshjes ka folur dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata për mikrofonat e “RTSH” teksa u shpreh:

Vata

Po çfarë do të jepje të ishe në fushë sot?

Do të jepja njëzet vjet të kthyera mbrapsht që të luaja. Është një natë speciale për mua. Jam pjesë e rëndësishme e futbollit shqiptar, por kam dhe një emocion për Skocinë, pasi edhe ata janë miqtë e mi, unë jetoj atje. Ndihem komod sepse çdo rezutlat do më bëjë të ndihem mirë. Shpresoj që futbolli të tregojë vlerat e tij. Kemi dhe ne nevojë që të bindim Europën që edhe shqiptarët dinë të organizojnë. Edhe tifozët skocezë janë të kënaqur me mikërpitjen. Nuk vlen vetëm fusha e lojës, por edhe imazhi jonë.

Ke qenë edhe në Gllasgou, sot nuk ka shumë tifoz? Pse ndodh koj në një qytet që e do shumë futbollin?

Ajo që kanë pritur tifozët pas Europianit ka qenë vazhdimësia. Skuadra shqiptare emocionalizoi shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Të gjithë këta tifozë me suksesin e Europianit kishin një ndjenjë speciale. Që nga Europiani Shqipëria nuk ka paraqitur mirë veten. Shënon shumë pak dhe pëson shumë. Problem i madh është dhe riciklimi i brezave. Duhej menduar më parë për të zëvendësuar lojtarë me peshë si Cana dhe tani Mavraj e Agolli. Këto organizime nuk u bën dhe na mungon lideri kryesor. Edhe me dëmtimet me Sadikun dhe Roshin janë mungesë e madhe. Mendoj se mungesa e rezultateve dhe paraqitjet jo të mira kanë sjellë largimin e tifozëve.

Nëse e mbyllim në 6 pikë?

6 pikë janë të mundshme. Në fund të kompeticionit bëhen të gjitha llogaritë. Paraqitja minutazhi i futbollistave dhe cilët do të jenë lojtarët që do të marrin përsipër ecurinë e ekipit kombëtar. Shpresoj që të marrim këtë 3 pikësh se ndoshta do ta shikojmë ndryshe situatën. Deri tani është një situatë e vakët.

Kur të rritet Roko(djali i Rudi Vatës) me kë përfaqësuese do të luaj duke qenë se është një nga talente e Selltikut?

Këtë pyetje ma kanë bërë edhe përfaqësuesit e kombëtares skoceze. Roko është i lindur në Skoci, por ai ka gjak shqiptari. Nëse flasim se për kë do të luaj Roko shpresoj që të arrijë deri te ky moment. Por mendoj se do të jetë në gjendje që të vendos vetë. Unë do t’i jap sugjerimet e mia. Është akoma herët për të folur për këtë. Rruga është gjatë dhe malorja e fundit është e vështirë. Kur të vijë momenti do të vendoset.

“Ajo që më bën përshtypje është Strakosha. Mendoj se ka bërë paratije shumë të mira në Seria A. Jam i sigurt që Panuçit nuk i ka pëlqyer diçka te pësimi i golit të dytë në Gllasgou. Më habit dhe situata e Kaçes. Shpeshherë injorohet dhe nuk thirret. Deri diku bëhet dhe teatër situata e tij ndërsa sot është në fushë. Balaj pavarësisht se nuk ka shënuar, ka qenë një pikë e mirë referimi. Për Manajn nuk e di nëse ka eksperiencën e duhur që të përballoj sulmin i vetëm. Skocezët janë të kënaqur që nuk luan Bala, sepse më pyetën nëse do të luaj apo jo. Në dorë të futbollit. Panuçi duhet të marrë përgjegjësitë për këtë rreshtim. Nëse do të ketë një rezultat të mirë Panuçi do të ketë pak kritika. Nëse ndodh e kundërta, do të ketë edhe kritika kundër tij.”

Çfarë presim nga mbrojtja?

Një skuadër që pëson më shumë se sa shënon, është një skuadër e dobët. Kemi shënuar vetëm një gol dhe kemi pësuar shumë. Në kohën e De Biazit kemi pasur një mbrojtje më solide. Me aksione të numëruara ne arrinim të shënonim. Edhe Mavraj, mendoj se forma e tij më e mirë ka përfundu. Ekipi Kombëtar ka krizë në qendër të mbrojtjes. Kemi nëj Mavraj me një emër të madh, por jo Mavrajn e Europianit. Veseli dhe Gjimshiti nuk janë lider, por kanë premisa të mira për të ardhmen.

Mendimi për Grezdën?

Mund të them që Grezda ka bërë një ndeshje të jashtëzoakonshme ndeshjen e fundit. Ekipi i Gllasgou Rejnxhërsit kishte një drejtim drejt fitores në fundjavë dhe Grezda shënoi duy herë, Ai ndihet shumë i motivuar dhe ka marrë përgëzimet e gjithë medias. Është një ndeshje kundër një kundërshtari jo potent. Jam kurioz ta shikoj në ndeshjen direkte midis Rejnxhërs dhe Selltik. Aty kam dëshira ta shoh Grezdën. Do të jem shumë krenar nëse e shikoj të tregojë vlerat e tij në atë ndeshje.

Parashikime?

Meqë këtu në Shqipëri flitet për 1 x 2, pres një nga këto rezultatet. Them që Skocia do të jetë e kënaqur me një barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"