Vaskez vlerëson lojtarin e Bajernit: Është si një 25 vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 13:19

Vaskez vlerëson lojtarin e Bajernit: Është si një 25 vjeçar

Lukas Vazkez ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Dha asistin për golin e dytë dhe u shndërrua në mbrojtës kur Karvahal u dëmtua.

lukas vaskez
Ai vlerëson Riberinë si një nga lojtarët më të mirë në botë. “Ishte një kundërsulm shumë i bukur. I bëra presion Rafinjës dhe ai e humbi topin. Asensio e mbylli aksionin shumë bukur. Ai është një kampion i lindur dhe jam shumë i lumtur për golin që shënoi. Pozicioni? Unë bëj gjithmonë maksimumin në fushën e lojës dhe dua të ndihmoj shokët e skuadrës. Me ndihmën e tyre gjërat bëhen më të lehta. Riberi është një lojtar i madh dhe duket sikur është 25-vjeçar. Është i shpejtë, por unë doja thjesht të ndihmoja skuadrën”, tha Vaskez pas ndeshjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"