Vasil Ruci “kunj” qeverisë dhe federatës: Më mirë 100 fusha apo një stadium…?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:28

Vasil Ruci “kunj” qeverisë dhe federatës: Më mirë 100 fusha apo një stadium…?

Legjenda vlonjate, Vasil Ruci, kritikon indirekt federatën, sepse, sipas tij, nuk vlen një stadium pa fusha stërvitje. Me anë të një postimi therës ai ngre një pyetje për të gjithë, duke e bërë të qartë se stadiumi pa skuadra dhe fusha stërvitore është veçse kot. 

vasil ruci

“Si fillim dua të përgëzoj për këtë stadium që ndërtoi Shqipëria, nga më të bukurit në Ballkan. Uroj që ky stadium të mos jetë vetëm i Kombëtares, por edhe i kampionatit shqiptar, pavarësisht se akoma nuk e kam parë nga brenda. Meqë jam kontribuues i futbollit shqiptar, kam një pyetje për të gjithë dashamirësit e sportit dhe miqtë e mi gazetarë dhe specialistë: Më mirë 100 fusha dhe një stadium apo një stadium pa 100 fusha?”, shkruante Ruci.

Vasil Ruci55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"