Vasil Ruci ka një thirrje për presidentët e klubeve shqiptare: Mjaft shkarkuat trajnerë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 13:46

Vasil Ruci ka një thirrje për presidentët e klubeve shqiptare: Mjaft shkarkuat trajnerë!

Legjenda vlonjate, Vasil Ruci, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka uruar të gjithë klubet shqiptare për kalimin e turit, teksa nuk ka nguruar të japë disa këshilla edhe për presidentët, të cilëve iu kërkon që të konfirmojnë trajnerët minimumi për dy vjet. Sipas Rucit kjo do të jetë në mirë të tyre dhe të futbollit shqiptar.

Vasil Ruci

POSTIMI I RUCIT: 

Urime te gjithe klubeve shqiptare per kalimin e turit. Padyshim qe merita eshte e te gjitheve, lojtareve, stafit dhe presidenteve. Ekipet shqiptare jane ekipe te brishta dhe ne merkaton verore synojne te korigjohen dhe gjate rrugetimit te tyre do kete oshilacione. Ne keto raste goditjen e pare e marrin trajneret te cilet ishin pjese e madhe e suksesit te kesaj vere. TE DASHUR PRESIDENTE! Ju lutem konfirmoni trajneret minimumi per dy vjet. U jepni kohe. Do jete per te miren tuaj, te klubeve dhe futbollit shqiptar.

Vasil Ruci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"