Vashaku shkëput kontratën me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2016 | 15:42

Vashaku shkëput kontratën me Partizanin

vashakuBledar Vashaku nuk do të jetë më lojtar i partizanit. Portieri i të kuqve ka ndërprerë kontratën me konsensus me drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Lajmi është zyrtarizuar përmes një postimi në profilin e ekipit në “Facebook”.

Njoftimi 

Klubi njofton se Bledar Vashaku nuk do të jetë më lojtar i Partizanit për pjesën e mbetur të Kampionatit. Portieri 34 vjeçar i cili u bashkua me të kuqtë në fillim të këtij sezoni, ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me Partizanin.
Klubi falenderon Bledar Vashakun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në jetë e familje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"