Varësia ndaj bixhozit, rrëfimi i yllit të Premier Ligës: Ju tregoj si i humba 46 mijë paund brenda një nate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 17:42

Varësia ndaj bixhozit, rrëfimi i yllit të Premier Ligës: Ju tregoj si i humba 46 mijë paund brenda një nate

Ylli i Kristal Palas, Andros Tounsend ka zbuluar varësinë e tij ndaj bixhozit në një rrëfim special për “theplayerstribune.com”, teksa tregon se brenda një nate ka humbur 46 mijë paund.

goal-of-the-season-960x640

Kjo varësi i shkaktoi mesfushorit anglez në vitin 2013 skualifikimin me 4 muaj nga futbolli, për shkak të shkeljes së rregullores për bastet sportive.

“As nuk duhet të dilja nga dhoma ime. Unë jam ndoshta njeriu i vetëm në histori që humbas 46 mijë paund, i shtrirë në shtrat, brenda një nate në Bllekpul.

Kjo nuk është historia e një djaloshi të artë, nuk më vjen mirë të flas për këtë, por po e rrëfej vetëm për ata që janë ndjerë të humbur, në depresion dhe që e kanë luftuar këtë varësi.

Thousend

U  huazova në 5 skuadra para se të kthehsha në shtëpi tek Totenhemi dhe mendoj se këtu filluan realisht talashet. Mbaj mend shumë mirë ku kam qenë kur kam vënë bastin e parë: isha i mërzitur në një dhomë hoteli dhe një natë më parë shikova në televizor reklamën e një aplikacioni falas për baste. E shkarkova dhe e nisa me një bast të vogël. Më pas, në harkun e pak muajve, situata  doli jashtë kontrollit. Unë thjesht vazhdoja të humbja dhe u bëra plotësisht i varur.

Mbaj mend kur isha në Birmingham, ishte nata para ndeshjes tonë play-off. Unë isha shtrirë në shtrat, duke provuar të pushoja. Kjo ishte ndeshja më rëndësishme e sezonit tonë, dhe unë nuk mund të flija gjumë. Vazhdova të kontrolloja telefonin tim, të vendosja më shumë baste. Atë natë, unë humba 46,000 paund në një ndeshje të vetme”, u shpreh futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"