Vardari prish planet UEFA-s, e detyron të hapë stadiumin e Shkupit para Superkupës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 19:48

Vardari prish planet UEFA-s, e detyron të hapë stadiumin e Shkupit para Superkupës së Europës

Skuadra kampione e Maqedonisë, Vardari, siguroi një kualifikim historik për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve teksa në përballjet e turit të dytë përballë suedezëve të Malmos mori një sukses me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Fotboll, Champions League, Kval, Vardar - Malmš FF

Ky kualifikim i prishi planet e UEFA-s në lidhje me stadiumet e Maqedonisë që ishin lejuar të përdoreshin për ndeshjet ndërkombëtare të kupave të Europës nga skuadrat vendase.

Edhe pse Maqedonia zotëron një stadium me të gjithë parametrat ndërkombëtare, siç është impianti “Filipi i Dytë” në Shkup, ishte vendosur që aty të mos luhej asnjë ndeshje për shkak të përgatitjeve për të pritur finalen e Superkupës së Europës mes Real Madridit dhe Mançester Junajtidit më datë 8 gusht.

shkup

Shorti i turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve kishte përcaktuar që ndeshja e parë mes Kopenhagës dhe Vardarit të luhej në Danimarkë, por këta të fundit kanë bërë kërkesë që të ndryshohet radha e ndeshjeve duke lejuar që takimi i parë të zhvillohet në Maqedoni, në stadiumin e Shkupit. Në këtë mënyrë do të krijohej një distancë kohore prej rreth dy javësh nga zhvillimi i finales së Superkupës së Europës.

Pa patur mundësinë e një zgjidhjeve tjetër, duke qenë se Maqedonia nuk ka një stadium të dytë që mund të presë ndeshje të nivelit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve, UEFA e ka pranuar kërkesën e Vardarit pasi nuk mund t’i detyronte këta të fundit që të luanin jashtë shtetit të tyre ndeshjet si pritës.

Kështu, më datë 25 korrik, Vardari do të presë Kopenhagën në Shkup, me takimin që do të luhet në orën 20:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"