Varan: Franca pa pika të dobëta, jemi solidë dhe solidarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 16:22

Varan: Franca pa pika të dobëta, jemi solidë dhe solidarë

Raphael Varan është një nga pikat kyçe të Francës në marshimin e saj botëror. Në një intervistë për “Le Figare”, mbrojtësi ka komentuar ecurinë e “Gjelave” në Rusi.

varan

A ishte ajo ndaj Belgjikës ndeshja më e vështirë e Botërorit?

Me siguri që ishte ajo, në të cilën kemi pasur më së shumti punë në aspektin mbrojtës. Ai takim mund të jetë një shembull për të treguar sesi luhet si skuadër. Ishim solidë sa herë Belgjika tentoi të na sulmonte, madje mund të them se do të kishim shënuar edhe një gol nëse do të ishim treguar më të qetë.

Mendoni se ishte paraqitja juaj më e mirë në ekipin kombëtar?

Mbase, nuk e di… sidoqoftë, nëse kam luajtur kaq mirë, një meritë të madhe kanë edhe shokët që na mbrojnë si duhet. Kur ke përpara vetes dikë si N’Golo (Kante) që vrapon nga të katërta anët dhe një si Pol Pogba, normalisht, kushdo do ta kishte më të lehtë. (buzëqesh)

Ajo ndaj Belgjikës u duk si ndeshje shahu. A ishte e tillë?

Taktikisht po. Në këto lloj ndeshjesh sulmohet dhe mbrohet në mënyra të caktuara. Janë përballje që vendosen nga detajet. Ndonjëherë ishim të detyruar t’i linim iniciativën belge, por kishim një plan fitoreje dhe dukshëm na solli suksesin.

Jeni i sigurt që nuk ka asnjë sekret tjetër?

Po më detyroni të tregoj gjithçka. Nëse e shikoni ndeshjen. do të vini re punën mbrojtëse që bëjnë shokët e sulmit. Fakti që jemi në finale. është rezultati i një pune kolektive. Kurtua nuk mendon kështu, thotë që nuk e meritonit… Ne fituam, kjo ka rëndësi tani.

Sa ka ndikuar Didie Deshamp në arritjen e finales?

Trajneri është ai që ka vendosur dinamikën, ndërsa ne kemi për detyrë të respektojmë kërkesën e tij. Ai është shumë i qartë në qasjen që duhet të kemi ndaj ndeshjeve, na përcakton idetë për t’u ndjekur dhe na tregon udhën e duhur.

Në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar mbrojtësit qendrorë. A mendoni se një mbrojtës mund t’ju dhurojë suksesin në finalen e madhe?

Nuk më intereson, mjafton të ngremë trofeun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"