“VAR-i duhet të na ndihmojë”, futbollisti i Napolit: Nuk mendoj se ishte penallti ajo e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 10:25

“VAR-i duhet të na ndihmojë”, futbollisti i Napolit: Nuk mendoj se ishte penallti ajo e Milanit

Mbrojtësi i Napolit Kalidu Kulibali pretendon se penalltia që vendosi përfundimisht takimin me Milanin në baraspeshë 2-2 nuk ishte e tillë.
Koulibaly-2007-epa
Pas takimit, futbollisti senegalez duhet t’i ndihmojë më tepër mbrojtësit në rastet kur ka pretendime për penallti.

“Aksioni në atë moment ishte i shpejtë. Nuk dukej si penallti. Kur shkova në dhomat e zhveshjes më thanë se ishte penallti. Në përgjithësi, duhej të mbroheshim më mirë në atë rast. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Futbolli është sport kontakti dhe nuk ke se çfarë të bësh brenda zonës së rreptësisë, bëhet tepër e vështirë. VAR-i duhet të na ndihmojë, do të përmirësohet akoma më shumë me kalimin e kohës”, shprehet për “Sky Sport Italia” qendërmbrojtësi i Napolit Kalidu Kulibali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"