“VAR-i do vendoset për të gjithë Kategorinë Superiore”, Duka: Objektivi është të fillojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 12:15

“VAR-i do vendoset për të gjithë Kategorinë Superiore”, Duka: Objektivi është të fillojmë…

Si çdo edicion, kështu dhe këtë që po viojmë , skuadrat e Kategorisë Superiore, kanë ankesa për vendimet abitrate, që në shumë raste vendosin rezultatin e ndeshjes në mënyrë direkte. Kështu që një zgjidhje për të minimizuar dhe sjellë një farë qetësie te klubet, është VAR-i që përdoret në kampionatet elitare dhe jo vetëm.

duka

Sistemi VAR është projekti i radhës që Federata Shqiptare e Futbollit synon të implementojë në Kategorinë Superiore. Për realizimin e këtij projekti ambicioz, FSHF ka ngritur një grup pune dhe kanë filluar seminaret dhe takimet me IFAB dhe FIFA. Seminari parë është zhvilluar të martën dhe të mërkurën, me praninë e Presidentit Armand Duka.

Duka foli në lidhje me sistemin VAR dhe u shpreh i gatshëm të implemontohet në Kategorinë Superiore. “Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësisht se ka mendime të ndryshme, ky është një vendim tashmë, një vendim për tu respektuar dhe për tu zhvilluar. Si të gjithë vëndet europiane dhe përtej që e kanë implementuar ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces. Me përkrahjen tuaj unë uroj që të bëjmë një sistem sa më të mirë, është diçka e ndërlikuar”.

“Unë nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, do të jenë përsëri arbitrat, dhe kjo është shumë e rëndësishme që arbitri ta kuptoj që arbitri mbetet ai që vendos. Teknologjia dhe sistemi VAR janë për ta ndihmuar arbitrin në vendimarrjen e tij, por jo për të vendos në fushë. Në fushën e lojës do vendosi vetëm arbitri. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, e kam fjalën për pjesën tonë, në mënyrë që pas implementimit të sistemit të mos bëjmë gabime trashanike që edhe ndodhin kur ti nuk e përdor mirë atë informacion që të jep teknollogjia. Përgatitja e kapaciteteve njerëzore është më e rëndësishme sesa dy-tre kamera apo dy-tre pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje”.

“Objektivi jonë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Unë mendoj se duhet ta fillojmë me një kategori, dhe besoj se do të fillojmë me Kategorinë Superiore. Brenda një kampionati të jem me dy standarte do të jetë e vështirë, nëse e implementojnë në disa ndeshje, kështu që unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë me të gjithë kampionatin e Kategorisë Superiore në edicionin 2021-2022”, shprehet Armand Duka.

Implementimi i këtij sistemi, shtrihet në disa faza, përpara se të hyjë në realitetin e futbollit shqiptar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"