VAR-i bëhet çështje e ditës, kryeministri ballkanas e thotë troç: Rëndon në xhepat e qytetarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 22:26

VAR-i bëhet çështje e ditës, kryeministri ballkanas e thotë troç: Rëndon në xhepat e qytetarëve

VAR-i është bërë çështje e ditës në Bullgari. Kombëtarja e këtij vendi do të sfidojë Hungarinë në Ligën e Kombeve për të luftuar për pjesëmarrjen në EURO 2020. Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka bërë një koment të papritur kundër presidentit të Ludogoretsit Kiril Domushiev, i cili kërkoi që instalimi i teknologjisë së re të asistimit të arbitrit të financohej nga shteti.

VAR-big-screen-Man-City-cropped

Borisov refuzoi këtë propozim duke thënë se kjo është çështje që rëndon në xhepat e taksapaguesve bullgarë dhe këtë gjë duhet ta garantojnë presidentët e klubeve.

kirili
Kiril Dumishev, presidenti i Ludogoretsit

Boiko-Borisov-THE-TRENT
Boiko Borisov, kryeministri i Bullgarisë

“Shteti u përket të gjithë qytetarëve, prandaj ne luftojmë për demokraci. Të kërkosh të financosh sistemin VAR në stadiumet e Bullgarisë, sepse presidentët e klueve nuk duan të shpenzojnë para është diçka që nuk do të shihej pozitivisht nga taksapaguesit bullgarë. Nuk mendoj se ata janë të gatshëm për të sjellë VAR-in në Bullgari”, deklaroi kryeministri Borisov.

Mungesa e VAR-it në Bullgari mund të detyrojë kombëtaren e Bullgarisë që ta zhvillojë takimin e parë me Hungarinë jo në shtëpi, ashtu siç është planifikuar, por në Hungari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"