VAR debuton në Serinë A… me një penallti kundër Juventusit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 18:49

VAR debuton në Serinë A… me një penallti kundër Juventusit (Video)

Vihet në përdorim teknologjia e Video-asistentit (VAR) që në ndeshjen e parë të Serisë A, atë mes Juventusit dhe Kaljarit, duke dhënë një penallti kundër bardhezinjve.

juventus VAR

Në minutën e 35-të të ndeshjes, pas një kontakti mes Aleks Sandro dhe Duje Çop në zonën e bardhezinjve, gjyqtari Markeska konsultoi fillimisht pamjet filmike e më pas bëri shenjë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Sigurisht, asnjë lloj polemike nga juventinët për këtë vendim të marrë pas shqyrtimit të pamjeve filmike, por ky moment nuk solli ndryshim në rezultat pasi Farias gaboi me gjuajtjen e tij nga pika e bardhë e cila u neutralizua nga Bufon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"