Vapa tremb Salzburgun, kapiteni: Do të jetë e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 11:29

Vapa tremb Salzburgun, kapiteni: Do të jetë e vështirë

Starti me humbje i kampionatit ka karikuar edhe më shumë lojtarët e Salzburgut për transfertën ndaj Partizanit të martën në stadiumin “Elbasan Arena”. Sot, në orën 10:00, kampionët e Austrisë do të nisen drejt Shqipërisë. Mediat austriake raportojnë se te Salzburgu e kanë marrë me frikë këtë ndeshje. Madje temperaturat e larta në Shqipëri trembin austriakët.

cl-quali-red-bull-salzburg-holt-mageres-10-ueber-liepaja-41-65332502

Gjithsesi, për kapitenin Xhonatan Soriano, skuadra e tij e ka një avantazh të vogël. “Fakti që luajmë ndeshjen e parë jashtë fushës sonë, mendoj se na favorizon. Një rezultat i mirë në transfertë na bën më të sigurt për ndeshjen e kthimit në fushën tonë. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, por ne shkojmë me synime të qarta në Shqipëri”, ka thënë dje kapiteni i Salzburgut, Soriano.

13707797_10153578496530563_6544303093497773493_n

Ndërsa mesfushori Valentino Lazaro vlerëson të kuqtë, duke iu referuar edhe kualifikimit ndaj Ferencvaroshit. “Çdo ekip që kemi përballë në këtë nivel, ka cilësinë e duhur dhe është një kundërshtar i rrezikshëm. Ne e dimë që Partizani ka një skuadër të fortë dhe këtë e tregoi ndaj Ferencvaroshit, pavarësisht se fitoi me penallti. Duhet të marrim një rezultat të kënaqshëm në takimin e parë, për të qenë të qetë në atë të kthimit”, deklaroi mesfushori i kampionëve austriakë.

Trajneri dhe mungesat

Numri një i pankinës austriake, Oskar Garsia, thur elozhe për Partizanin, ndërsa bën edhe një batutë. “Na pret një ndeshje e nxehtë. E dimë që do të luajmë në temperatura mbi 30 gradë, por nëse duhet të zgjedh mes rezultatit që morëm në kampionat dhe ndeshjes me Partizanin, atëherë më mirë pranoj humbjen kundër Shturm Gracit”, është shprehur spanjolli, i cili drejton Red Bull Salzburgun. Ndërkohë, sipas asaj që raportojnë mediat austriake, Salzburgu vjen në Shqipëri me disa mungesa.

13726841_10153578496670563_7654308543639114387_n

Të konfirmuara janë mungesat e mbrojtësve Paulo Miranda dhe Asger Sorensen, si dhe mesfushorëve Kristof Leitgeb e Reinhold Jabo. Gjithashtu në dyshim për t’u aktivizuar, për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit, është edhe mbrojtësi Stefan Lainer. Megjithatë, sot do të vendoset përfundimisht se kush nga lojtarët mund të jetë gati, pasi shanset janë që nga pesë prej tyre, dy të riaftësohen në kohë dhe të jenë në dispozicion të trajnerit Garsia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"