Vanoli përgatit rrotacionin te Dinamo, ja lojtarët e rinj që do të aktivizohen në dy javët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 19:15

Vanoli përgatit rrotacionin te Dinamo, ja lojtarët e rinj që do të aktivizohen në dy javët e fundit

Dy ndeshjet e fundit të kampionatit do të jenë formale për Dinamon. Trajneri Vanoli pohoi pas humbjes në Kukës se do të ketë më shumë hapësirë për disa nga lojtarët e rinj.

dinamo

Kështu, përveç Fejzullës, i aktivizuar edhe në ndeshje të tjera titullar, pritet që të marrin minuta lojtarë si Hidri e Laho.

Emra të tjerë, si Shala dhe Kasmollari, të cilët shpesh kanë qenë të grumbulluar me ekipin e parë, kohët e fundit kanë qenë pjesë e Dinamos U-21. Gjithsesi, në derbin me Tiranën, një pjesë e mirë e titullarëve do të jenë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"