Vangjeli u premton tifozëve: Do të jemi për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 14:56

Vangjeli u premton tifozëve: Do të jemi për titull

I rikthyer pas disa luhatjeve për rinovimin e tij me korçarët, Kristi Vangjeli ka dhenë një intervistë për mediat duke sqaruar situatën e tij dhe të klubit. Ai u premton tifozëve se do të jenë një ekip i denjtë dhe se do të luftojnë për titull kampion edhe këtë vit.

vangjeli

Për vendimin e KAS: Situata që u krijua te klubi nuk ishte aspak e mirë pas vendimit të KAS-it për të mos marrë pjesë në Europë por kjo gjë nuk ka përfunduar ende dhe shpresoj që në muajt në vazhdim të rikthehet buzëqeshja te ne dhe të ketë një shpresë për objektivat që kemi pasur gjithmonë në maj.

Për rinovimin : Nuk ishte një vendim i lehtë. Ky vendim varej nga familja ime dhe jo vetëm nga unë. Kam pasur lidhje korrekte me presidentin Takaj dhe më ka qëndruar gjithmonë pranë. Folëm dhe bëmë një marrëveshje që të kthehesha, jo vetëm unë po edhe lojtarët që kanë mbajtur peshën më të madhe sezonet e fundit.

Për merkaton: Besoj se do të krijohet grupi që ne të kemi mundësinë të dalim kampion. Normalisht që do të ndikojnë largimet, por do të ketë edhe afrime të tjera. Kemi qenë gjithmonë pretendent për titull kampion dhe do të jemi. Mundësia për të luajtur me Skënderbeu nuk të jepet çdo ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"