Vangjeli: Situata e vështirë, të mendojmë për të tashmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 19:34

Vangjeli: Situata e vështirë, të mendojmë për të tashmen

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit.
VANGJELI

“Situata duket tejet e vështirë dhe ne po mundohemi të bëjmë të pamundurën për të respektuar çdo urdhër që na mbron nga ky virus. Sigurisht, që nuk është e lehtë të jesh i izoluar, por primare në këto momente të vështira është që mos të shtohet numri i të infektuarve dhe mos të ketë më viktima. Besoj se çdo gjë tjetër rregullohet”, u shpreh në fillim Vangjeli.

vangjeli laci

Korçari i bardhebuve disa herë kampion i Shqipërisë dhe lojtar i kombëtares shqiptare thotë se pa futboll jo vetëm që është e vështirë, por një sfidë për veten.

“Nuk diskutohet që është shumë e vështirë të qëndrosh pa dalë, dhe aq më tepër pa futboll. Mundohem ta strukturoj ditën, dhe të qëndroj fizikisht aktiv, për ta tejkaluar sado pak këtë situatë”, mbylli Kristi Vangjeli prononcimin për “Panorama Sport”.

Vangjeli këtë sezon ka thyer çdo parashikim, duke luajtur si qendërmbrojtës i Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"