Vangjeli: Ndaj Vllaznisë na ndëshkuan episodet, sot do të tregojmë se kush jemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 16:30

Vangjeli: Ndaj Vllaznisë na ndëshkuan episodet, sot do të tregojmë se kush jemi…

Lojtari i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, foli për “Supersport” para fillimit të ndeshjes ndaj Flamurtarit.

vangjeli

“Nuk mendoj se kemi bërë një ndeshje të keqe ndaj Vllaznisë. Takimi ishte me episode dhe Vllaznia përfitoi për të shënuar dy gola. Edhe ne kemi pasur raste për të shënuar, por kemi pasur tension sepse nuk jemi mësuar që të humbim ndeshje.

Besoj se në vazhdim do dimë ti menaxhojmë këto situata. E kemi treguar se kush jemi dhe do ta tregojmë edhe sot. Na duhet Kupa e Shqipërisë sepse është një trofe që na mungon.”- u shpreh Vangjeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"