Vangjeli: Kemi “dhuruar” pikë në Europë, preferoj më shumë titullin se sa kalimin e grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 19:46

Vangjeli: Kemi “dhuruar” pikë në Europë, preferoj më shumë titullin se sa kalimin e grupeve

Kristi Vangjeli është në një mendje me trajnerin Ilir Daja sa i përket objektivave afatshkurtra të Skënderbeut. Korçarët do të ndeshjen nesër në orën 21:05 kundër Dinamos së Kievit në një stadium pa tifozë, por ndeshja e fazës së grupeve në Europa Ligë, tani që shanset janë minimizuar shumë, ka kaluar në plan të dytë. “Preferoj më shumë 6 pikët me Partizanin dhe Kukësin se sa të kualifikohemi” tha mbrojtësi korçar dje në konferencën për shtyp.

vangjeli

“Dhuratat” për rivalët

Ne kemi luajtur mirë në të dyja ndeshjet me Partiznain e Berogradit, por kemi bërë disa gabime dhe kemi dhuruar pikë. Sa shanse kemi? Nuk është plotësisht në dorën tonë dhe nuk jemi favoritë, sepse nuk kemi tifozët. Fakti që ata do të luajnë me disa ndryshime mund të na dëmtojë, sepse disa lojtarë të tyre nuk i njohim fare. Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të bëjmë më të mirën tonë. Futboll është, jo gjithnjë fitojnë më të mëdhenjtë… Ne kemi ëndërruar gjithnjë që ta kalojmë grupin. Nëse ia dalim mbanë nesër, atëherë mund të bëjmë një surprizë kundër Jang Bojsit, edhe pse ajo skuadër është më e vështirë se sa Partizani i Beogradit. Por gjithsesi ata kanë shanse të mundin nesër Partizanin e Beogradit dhe të na japin ne një shans nëse ia dalim kundër Dinamo Kievit.

Kampionati…

Kemi arritur me meritë deri tani. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Kemi një distancë me rivalët, por duhet ta thellojmë atë duke fituar sa më shumë ndeshje që të evitojmë problemet e sezonit të kaluar. Unë jam në një mendje me trajnerin Daja, preferoj më shumë të marr 6 pikë kundër Partizanit dhe Kukësit në dy ndeshjet e radhës se sa të kualifikohemi këtu. Është edhe më logjike kështu, sepse objektiv primar dhe i panegociueshëm është titulli kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"