Vangjeli firmos për një vit me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2014 | 9:22

Vangjeli firmos për një vit me Skënderbeun

VangjeliPërfundojnë me sukses për Skënderbeun bisedimet për të mbajtur në ekip korçarin Kristi Vangjeli. Në përfundim të seancës stërvitore të ditës së djeshme, burime të sigurta treguan për “Panorama Sport” se ka pasur një takim mes presidentit Ardian Takaj dhe mbrojtësit Vangjeli, ku është diskutuar mbi për të ardhmen e lojtarit. Takimi ka zgjatur pak minuta dhe në fund është arritur akordi për të firmosur kontratën njëvjeçare që e lidh Vangjelin deri në fund të sezonit me Skënderbeun. Një gjë të tillë më pas e ka konfirmuar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili për “Panorama Sport” ka theksuar se bisedimet kanë përfunduar me sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"