Vangjeli: E dimë si do të luajë trajneri Daja, lojtarët e rinj duhet ta tregojnë veten për të mos ngelur te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 18:07

Vangjeli: E dimë si do të luajë trajneri Daja, lojtarët e rinj duhet ta tregojnë veten për të mos ngelur te Skënderbeu

Mbrojtësi veteran i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, foli për mikrofonin e “Supersport” në prag të ndeshjes me Flamurtarin, e cila do të zhvillohet ditën e hënë. Korçari tregoi se lojtarët e Skënderbeut e dinë se çfarë kërkon trajneri Daja me skuadrën kundërshtare dhe ato do t’i përdorin këto njohuri për të triumfuar ndaj vlonjatëve. Në fund Vangjeli foli edhe për lojtarët e rinj, të cilët kanë fituar besimin e trajnerit dhe stafit.

vangjeli

“Ndeshja e radhës është e vështirë pasi luajmë në transfertë përballë një ekipi shumë të mirë që kërkon të  prodhojë futboll dhe ka bërë shumë ndryshime nga viti i kaluar. Shpresoj që të triumfojmë ne. Dimë më shumë ne se çfarë trajneri kërkon të japë tek ekipi kundërshtar. Kemi punuar 1 vit e gjysëm. Unë jam lojtar i Skënderbeut. Ka pasur zëra merkato. Unë respektoj çdo klub, si Flamurtarin ashtu edhe klubet e tjera.

Profesionalizmi është ajo që të  çon sa këtej sa andej. Por unë zgjodha Skënderbeun. Siç e kam thënë dhe herën tjetër, ka qenë Takaj dhe trajneri Shehi ata që më kanë bindur për të qëndruar. Është një skuadër që duhet t’i japim kohë. Një skuadër me çuna të rinj që kanë besimin e drejtuesve.

Shpresoj që vendimi i KAS-it në fund të jetë pozitiv për ne. Ky ekip ka investuar në çunat e rinj, duke pritur vendimin. Në qoftë se do të ishte ndryshe, ju e dini, që Skënderbeu ka qenë një skuadër me lojtarë cilësorë. Tani lojtarëve të rinj u jepet mundësia për të treguar veten dhe mos ngelen te Skënderbeu, por të vazhdojnë në tregun Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"