Vanda sqaron zërat rreth Ikardit: Dy klube kërkojnë kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 11:51

Vanda sqaron zërat rreth Ikardit: Dy klube kërkojnë kapitenin

Cikloni” Vanda Nara rikthehet të tron ditë ambientin zikaltër. E bën edhe këtë herë me një “thumbim”, e nisur normalisht për të rihapur bisedimet e lidhura me rinovimin e Mauro Ikardit.

vanda nara

Nga pala tjetër, pra, nga Interi, gjatë javëve të fundit, erdhi publikisht hapja e diskutimit për zgjatjen e kontratës së kapitenit, i cili që në tetorin e 2016-ës firmosi një rinovim të ri me kohëzgjatje deri në 2021-shin, prej 5,5 milionë eurove në sezon, me një klauzolë shitjeje (110 mln) të vlefshme vetëm për jashtë Italisë dhe vetëm brenda 15 ditëve të para të korrikut.

ikardi vanda nara

Tashmë bashkëshortjamenaxhere e argjentinasit, e intervistuar nga “Corriere dello Sport”, rikthehet në “sulm” sepse, siç ajo shpjegon, kapiteni ka oferta nga dy klube elitare, që në të kaluarën i ka refuzuar, por në të ardhmen… kushedi.

E më pas qëndron edhe propozimi i Raiolës, së cilës argjentinasja i ka rezervuar një kapitull veçmas. E ndërkaq, zbulon se rikthimi i Mauros në fushë është pranë. Shumë pranë.

vanda

Vanda Nara, në çfarë pike jeni për rinovimin e kontratës së Ikardit?

Nuk jemi takuar me Pieron (Auzilion), por dëgjohemi shpesh në telefon. Jemi të gjithë dakord, i dimë dëshirat e tyre dhe ata tonat. Jo shumë kohë më parë na janë afruar disa skuadra të rëndësishme që kanë shfaqur interesim për Mauron. Dhe unë dëgjoj, duke vlerësuar kushtet dhe situatat. Por, nuk bëj emra.

Nëse thoni kështu, nuk mendoni se tifozët e Interit do nisin të shqetësohen?

Në të kaluarën, Mauro ka pasur disa raste dhe ka dashur gjithmonë të vazhdojë me Interin. Të tjerë në vendin e tij do e kishin vlerësuar mendimin për t’u larguar, por ai nuk ka dyshime ” për fanellën që dëshiron të veshë. Megjithatë, siç e them gjithmonë: kurrë nuk i dihet se çfarë mund të rezervojë e ardhmja. Në fund do të vendosin Mauro dhe klubi se çfarë duan të bëjnë.

Raiola ju ka sjellë ofertën e një klubi të madh, i cili dëshiron të blejë Ikardin?

Kanë kaluar më shumë se tre vite që kur nisa të merrem me kontratat e Mauros; kemi firmosur edhe dy rinovime me Interin. Por, Mauro është i lumtur se si punoj unë dhe nuk ka menduar kurrë të ndryshojë menaxher, nuk di përse qarkullojnë të tilla zëra. Kam respekt për Raiolën dhe shumë kolegë të tjerë do donin të punonin për Ikardin, por prokura e tij qëndron në shtëpi. Kështu do mbetet edhe në të ardhmen.

vanda nara stadium

Prej tre vitesh, çmimi i kartonit të Ikardit ka vazhduar të rritet. Sa vlen tani?

Interit, fakti që një lojtar është rritur kaq shumë krahasuar me shifrën që u pagua në 2013-ën, mendoj se i pëlqen. Ka një klauzolë prej 110 milionësh, që janë shumë para… Nëse ka shumë klube që janë gati të paguajnë këtë klauzolë, do të thotë që Interi bëri një ujdi të shkëlqyer kur e bleu.

Duke qëndruar tek Interi: si është raporti i Mauros me skuadrën?

Fjalët e Spaletit (“Mauro nuk është ai tip që ndërron fanellë pa lënë një shenjë”) na bëjnë të ndihemi mirë. Ai u referohej fitoreve të grupit, që për fat të keq nuk kanë ardhur. Në këtë aspekt dëgjoj shpesh, edhe se nuk ka një raport të shëndoshë me disa shokë të skuadrës, por nuk është e vërtetë. Është kapiten që 22 vjeç dhe është sjellë mirë me të gjithë.

vanda

Si ndihet tani Ikardi?

Mirë. Në stërvitjen e fundit u përpoq të shkelmonte topin, përveç vrapimeve dhe pati reagim pozitiv. Gjatë javëve të kaluara, stafi ka preferuar të mos e rrezikojë, edhe pse ai dëshironte të kthehej. Do i kthehet shpejt stërvitjes me kohë të plotë.

LEDION NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"