Vanda Nara: Ikardi do të shënojë më shumë se Ronaldo, ja kontakti i vetëm që ka pasur me Juven

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2018 | 10:01

Vanda Nara: Ikardi do të shënojë më shumë se Ronaldo, ja kontakti i vetëm që ka pasur me Juven

Të shumta ishin pikëpyetjet për të ardhmen e kapitenit Mauro Ikardit, por për të qetësuar tifozët e Interit ka menduar bashkëshortja Vanda Nara, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit.

vanda

E pyetur së fundmi në emisionin “Tiki Taka” për një interesim nga ana e Juventusit, 31-vjeçarja e ka kaluar me batutë, duke treguar që i vetmi kontakt që Mauro ka patur me Juventusin janë 7 golat që i ka shënuar bardhezinjve.

“Nuk e di. Mund të them që i vetmi kontakt që Mauro ka patur me Juventusin janë 7 golat që u ka shënuar bardhezinjve. Ai u ka treguar të gjithëve se e ka bërë zgjedhjen, gjithsesi na bëhet shumë qejfi që gjatë verës na kanë ardhur shumë oferta.”

Sa gola do të shënojë Ikardi këtë sezon?

“Nuk kemi një tabelë në shtëpi për t’i shënuar, shpresojmë se do të shënojë më shumë se Kristiano”.

vanda ikardi

 Grumbullimi me ekipin kombëtar…

“Tashmë Mauro ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të luajtur miqësoret e Argjentinës me Guatemalën dhe Kolumbinë”.

 Kristiano zero gola?

Nuk është nga ata që nuk e zë gjumi pse nuk ka shënuar ende. Kur nuk shënon Icardi unë zhdukem nga shtëpia.





www.minuta90.com