Van Persi tregon “masakrat” e Fergusonit: Na poshtëronte, na quante “ko…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:00


Van Persi tregon “masakrat” e Fergusonit: Na poshtëronte, na quante “ko…”

Van Persi tregon “masakrat” e Fergusonit: Na poshtëronte, na quante “ko…” Sër Aleks Ferguson ishte i famshëm për trajtimin e ashpër që u bënte lojtarëve të tij të Mançester Junajtid. Dhe një nga këto “dushe të ftohta” nuk e ka harruar as Robin Van Persi.

Van Persi Ferguson

Sulmuesi holandez kujton se një humbje në derbin me Mançester Sitin 2-1, pavarësisht se “Djajtë e kuq” ishin ende 12 pikë përpara komshinjve të tyre, nuk u prit mirë nga trajneri skocez, i cili i quajti yjet e tij “ko…” në dhomën e zhveshjes. Ish-sulmuesi kujton se dy prej shokëve të tij të skuadrës u poshtëruan përpara kolegëve, sepse kishin qenë në një festë një natë pas humbjes dhe nuk i kishin shpëtuar fokusit të fotografëve.

“Gjatë sezonit tim të parë te Junajtid, ne ishim 15 pikë të shkëputur në krye. Prisnim Mançester Sitin, duke shpresuar që do të hipotekonim titullin. Humbëm, por ishim sërish 12 pikë përpara. Shumë trajnerë nuk do ta kishin bërë një dramë, por trajneri ishte me të vërtetë i nxehur.

Gjërat u përkeqësuan kur dy prej lojtarëve kishin dalë pas humbjes. Një ditë më vonë, Sër Aleks i vendosi fotot e gazetave në murin e dhomës së zhveshjes dhe iu drejtua të gjithë skuadrës me fjalët: ‘Çuna, nëse ne nuk e fitojmë këtë kampion ajo është për shkak se këta dy ko… që dolën jashtë. Unë i di emrat e tyre, por nuk mund t’i tregoj”, tregon Van Persi për “So Foot”.

“Trajneri i masakroi ata. Ishte fantastike. Ai vendosi fotot për të dokumentuar ku ata kishin qenë në orën 2, 3, 4 të mëngjesit dhe kështu me radhë, për të treguar sa idiotë ishin treguar. Dhe nuk e mbylli me kaq, por na paralajmëroi se nëse do të dëgjonte që njëri nga ne do të kishte dalë jashtë përpara sesa të kishim fituar titullin, atëherë do ta përjashtonte nga skuadra. Ai ishte i pamëshirshëm dhe na thoshte: ‘Nuk më intereson se kush jeni dhe sesa trofe keni fituar.

Nëse dilni dhe festoni përpara fundit të sezonit do t’iu shes’. Pas atij fjalimi, unë pata dy seancat më të vështira stërvitore të jetës time. Ne e fituam titullin. Por një trajner duhet ta dijë kur duhet të tregohet i ashpër dhe kur duhet të largojë presionin”. Ishte viti 2013 dhe Mançester Junajtid do të shpallej për herë të fundit kampion, ndërsa Ferguson do ta mbyllte karrierën e tij të lavdishme në “Old Trafford”, duke fituar 3 nga 9 ndeshjet e fundit në stol.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com