Van Dajk parakalon Mesin për “Topin e Artë”, ja kuotat e kompanive ndërkombëtare të basteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 17:16

Van Dajk parakalon Mesin për “Topin e Artë”, ja kuotat e kompanive ndërkombëtare të basteve

Virxhil Van Dajk, pas suksesit në finalen e Ligës së Kampioneve një javë më parë, është shndërruar në kandidatin më të mundshëm për trofeun e “Topit të Artë”.

Ronaldo Van Dajk

Vlerësimin në fjalë e japin kompanitë ndërkombëtare të basteve, të cilat e kuotojnë me koeficient 1.7 fitoren e holandezit për trofeun individual.

Mbrojtësi lë pas rivalin direkt, Leo Mesin, fitorja e të cilit vlerësohet me 2.2. I treti në podium Sadio Mane, për të cilin koeficienti si fitues i “Topit të Artë” është 21. Megjithëse ka pak shanse të korrë suksesin e gjashtë, edhe Ronaldo është përfshirë në këtë listë. Fitorja e portugezit përballë kolegëve vlerësohet me koeficient 26.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"