Valverde: Vështirë të kapërdihet, Reali është superior ndaj nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 11:27

Valverde: Vështirë të kapërdihet, Reali është superior ndaj nesh

Ernesto Valverde nuk mund të kishte një start më negativ në stolin e Barcelonës dhe natyrisht që ai duhet t’i përulet kundërshtarit dhe fituesit të Superkupës së Spanjës, Realit të Madridit.

Barcelona's coach Ernesto Valverde stands on the sideline during the second leg of the Spanish Supercup football match Real Madrid vs FC Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, on August 16, 2017. / AFP / GABRIEL BOUYS

“Dy humbje të tilla janë të vështira për t’u kapërdirë, sepse në asnjërën nga ndeshjet nuk arritëm që t’i japim ritëm dhe saktësi paraqitjes sonë. Na vjen keq, por është e kotë të qajmë. Tani na mbetet vetëm që të përqendrohemi te fillimi i kampionatit. Duhet të rikuperojmë energjitë fizike dhe sidomos ato psikologjike.

Të analizojmë situatën dhe të pranojmë faktin se, për momentin, Reali i Madridit është superior. Ajo që fusha tregoi është se Reali, në të dyja ndeshjet, pati më shumë frymë sesa ne, është shumë herë më lart fizikisht dhe mbi këtë aspekt duhet të punojmë në ditët në vazhdim. Humbëm një trofe, por na mbeten shumë të tjerë përpara për të synuar”, – tha trajneri i Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"