Valverde tregon “ngërçin” e Interit: U skualifikuan sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 23:37

Valverde tregon “ngërçin” e Interit: U skualifikuan sepse…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, komentoi fitoren ndaj Interit në “San Siro”, për mikrofonët e “Sky Sport” pas ndeshjes.

valverde

“Në minutat e para ata na bënë një presing të mirë, dhe nuk na lanë që të luajmë. Më pas, e nxorrëm mirë topin. Ata ishin nervozë sepse goli që mund t’i kualifikonte nuk po arrinte, dhe në fund ishim ne ata që fituam. Mendoj se Interi e kishte nivelin për të vijuar në Champions, bënë ndeshje shumë të mira në grup, por ata ishin nervozë për golin, dhe besoj se kjo luajti një rol të rëndësishëm” – theksoi Valverde.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"