Valverde rikthen “snajperët” në Barcelonë, thyen rekordet e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 23:09

Valverde rikthen “snajperët” në Barcelonë, thyen rekordet e golave

Pavarësisht se brenda skuadrës katalanase ka lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme goditjeje, Barcelona e ka pasur të vështirë të shënojë nga jashtë zone. Kjo për faktin e filozofisë së futbollit “tiki taka” dhe skuadrën që është mësuar që të luajë me shumë pasime dhe hyjë në zonën kundërshtare.

mesi

Por, nga filozofia e Pepit deri te Valverde shumë gjëra kanë ndryshuar në “Camp Nou”. Trajneri aktual është i ndërgjegjshëm se skuadra duhej përmirësuar në këtë aspekt dhe rezultatet e para kanë ardhur. Nga 20 golat që kanë shënuar në 6 ndeshjet e para zyrtare të sezonit, 4 kanë ardhur nga jashtë zone.

Dy kanë qenë goditje dënimi të shënuara nga Mesi dhe të tjerat silurat e Dembelesë kundër Sevijës dhe PSV. Këto 4 gola përbëjnë 20 për qind të totalit dhe në dekadën e fundit, Barça nuk e ka arritur kurrë më parë një përqindje të tillë. Statistikën më të mirë e arriti skuadra e Guardiolës e sezonit 2009/10 me 17 për qind të golave nga distanca, (22 gola nga 128). Ndërsa me Luis Enriken 3 vite më parë, kjo përqindje ra deri në 7.5.

barcelona

 MË SHUMË GOLA PAS 45′ – Një tjetër karakteristikë e skuadrës së Valverdes këtë sezon është se golat i shënon përgjithësisht vonë. Katalanasit kanë realizuar trefishin e golave në pjesën e dytë. Dhe me përjashtim të fitores 8-2 ndaj Hueskës dhe 4-0 ndaj PSV-së, golat në pjesën e dytë kanë shërbyer për të përmbysur ndeshjet ose barazuar. Nga 20 golat e shënuar deri tani në 6 ndeshjet e para, vetëm 5 janë realizuar në pjesën e parë, ndërsa 15 të tjerët pas pushimit.

Sinjalet që skuadra ishte më mirë në pjesën e dytë u panë që gjatë sezonit të shkuar ku 81 gola 141 në total u shënuan në pjesën e dytë ndaj 60 në të parën. Por, kjo tendencë duket se është thelluar në fillim të këtij sezoni: fillimisht ndodhi me Sevijën në finalen e Superkupës së Spanjës, në La Liga kundër Alaveshit. E njëjta gjë u përsërit ndaj Vajadolidit, Hueskës, Real Sociedadit dhe PSV-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"