Valverde nuk fshihet: Po mendoja për “El Clasico”-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 16:48

Valverde nuk fshihet: Po mendoja për “El Clasico”-n

Ernesto Valverde e pranon se zëvendësimet e tij ishin për të ruajtur forcat për Realin e Madridit, ndërsa nuk dëshiron të bëjë polemika për rastin e penalltisë së mohuar kundër Pikesë.valverde

Ndeshja – “Ndodhi gjithçka në këtë ndeshje. Ata patën momente ku ishin më mirë se ne, por edhe ne patëm momentet tona. Nëse ndeshja do të zgjaste edhe pak më shumë, do të ndryshonte rezultati, por mendoj se ishte një ndeshje e mirë”.

Polemikat – “Puna është që çdo trajner i sheh gjërat në favorin e tij. Në penalltinë që fituan ata nuk e di çfarë ka ndodhur. M’u duk sikur kishte një dorë, ndërsa tani më duhet ta shoh mirë rastin e Pikesë”.

Të lodhur – “Tani do të kemi 4 ditë për të rikuperuar forcat. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion”.

Transfertat – “Patëm vështirësi, ashtu siç kanë të gjitha skuadrat, dhe nuk shoh ndonjë ekip që të jetë dominues në transfertë. Nuk ndodh as në La Liga dhe as në Champions. Ndodh ndonjëherë të fitojmë me goleadë, por e vërteta është se në transfertë ka gjithmonë vuajtje”.

Zëvendësimet – “Sigurisht që duhet të mendojmë edhe për të ardhmen. Është e pamundur që të mos bësh llogari kur je trajner në një skuadër si Barcelona”.

Odegard – “Po bën një sezon të shkëlqyer dhe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Problemi i këtyre lojtarëve është që luajnë mes linjave dhe në shumë ndeshje e kanë të vështirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"