“Valverde ishte fenomenal”, rëfehet Zidan: Ky nuk është Real Madridi që kam në mendje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 9:53

“Valverde ishte fenomenal”, rëfehet Zidan: Ky nuk është Real Madridi që kam në mendje

Zinedin Zidan i kënaqet fitores së arritur ndaj Granadës, por thotë se në të ardhmen ekipi i tij duhet të punojë më shumë dhe të mos bëjë gabime të tilla. Francezi është i lumtur për ata që gjetën rrugën e rrjetës dhe pranon vështirësitë që do të ketë ekipi i tij nga tani deri në fund të këtij sezoni.zidan

VALVERDE- “Jam shumë i kënaqur për të. Është një lojtar shumë i mirë dhe e ka treguar gjithmonë. Përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, kërkon topin dhe dëshiron të marrë pjesë. Në pjesën e parë ishte fenomenal, jo vetëm ai, por e gjithë skuadra”.

VËSHTIRËSI– “Nuk mund ta krahasojmë këtë ndeshje me atë të Levantes, sepse luanim kundër ekipit që renditet i dyti. Bëmë një gabim dhe ndeshja u hap, por duhet ta pranojmë që edhe në pjesën e dytë e kontrolluam lojën dhe shënuam golin e katërt. E dimë që nuk do ta kemi kurrë të lehtë”.

HAZARD– “Kemi nevojë për të dhe atij i mungonte thjesht një gol. Jam shumë i lumtur që shënoi dhe shpresoj që të jetë goli i parë i shumë të tjerëve, që do të vijnë nga pas”.bandicam 2019-10-05 18-03-33-567

OBJEKTIVI– “Nuk kënaqem me kaq pak, dua akoma më shumë. Ne jemi profesionistë, duhet të punojmë dhe s’duhet të rehatohemi me kaq. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe kampionati do të jetë i vështirë deri në fund. Askush nuk do të na dhurojë asgjë”.

MODRIÇ– “Jam i lumtur që shënoi. E ka këtë goditje. Përpara 3-4 vitesh shënoi të njëjtin gol kundër Granadës. Duhet të provojë më shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"