Valverde ironizon Realin: Ta shohim tani pa Ronaldon

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 23, 2018 | 11:27

Valverde ironizon Realin: Ta shohim tani pa Ronaldon

Të gjithë janë kuriozë të shohin se si do të luajë Reali i Madridit pa Ronaldon, ashtu siç është edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. Në një intervistë të dhënë për mediat zyrtare të klubit, numri një i klubit katalanas thotë se largimi i Kristianos drejt Juventusit ka zbehur disi rivalitetin mes tij dhe Mesit. “Largimi i Ronaldos drejt Juventusit duket se ka sjellë një zbehje të rivalitetit dhe krahasimit të tij me Mesin.

valverde

Sepse gjithmonë flitej për këtë gjë. Njerëzit janë kuriozë të shohin se si do të ndikojë largimi i tij te loja e Realit dhe mënyra se si do të reagojë skuadra në merkato. Por duke ditur që Ronaldo tani është në një tjetër skuadër, duhet të shohim ndikimin që ka pasur në kampionat dhe gjithashtu në Champions”, tha fillimisht trajneri i Barcelonës. Ndryshimet- Më tej, në fjalën e tij ai analizon edhe ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin e ditëve të fundit dhe merr në analizë shembullin e Francës, e cila u shpall kampione bote.

“Fitoret e këtij ekipi erdhën edhe nga dominimi në lojën e ajrit apo nga mbrojtja e hekurt dhe sulmi efikas. Kishte skuadra të tjera që zotëruan shumë topin, por nuk ia dolën të avanconin si Spanja, etj. Është diçka që të bën të reflektosh”, theksoi Valverde. Roma- Eliminimi nga Roma në Ligën e Kampion eve në sezonin e kaluar është një makth për trajnerin e Barcelonës dhe ai e kujton këtë moment.

ronaldo

“Kaluam një moment të tmerrshëm atë ditë në Romë. Dhe shpresoj që të kemi mësuar se në këto momente duhet të jemi të kujdesshëm, edhe pse e dimë që në kompeticione të tilla duhet të jemi të kujdesshëm. Në fund vendosin gjithmonë gabimet. Shpresoj që të mos na ndodhin më dhe të futemi në fushë gjithmonë me mentalitetin fitues. Barcelona do të luftojë për të fituar gjithçka në këtë sezon.

Ne e kemi detyrim që të fitojmë të gjithë kompeticionet ku marrim pjesë, edhe pse nuk është e lehtë. Champions-i është një turne shumë i vështirë, ashtu si Botërori. Aty mund të fitosh dhe të humbasësh për 10 minuta”, përfundoi 54-vjeçari.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI





www.minuta90.com