Valverde feston 100 ditët si katalanas: Do t’i vija notën 10, dëshiroj të fitoj gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 20:17

Valverde feston 100 ditët si katalanas: Do t’i vija notën 10, dëshiroj të fitoj gjithçka

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde feston 100 ditët e tij si katalanas. Ai në konferencën për shtyp deklaroi: “Nuk kanë qenë qenë aspak të mërzitshme do të shohim 100 ditët e ardhshme si do të jenë. Padiskutim këtyre 100 ditë do t’i vija notën 10”.

Valverde

Ernesto Valverde e nisi aventurën e tij me Barcelonën mes shumë kritikash pas humbjes në Super Kupën e Spanjës me rivalët e tyre Real Madrid, por më pas çdo gjë ndryshoi pas paraqitjeve të mira në La Liga që skuadra katalanase kryeson bindshëm renditjen por edhe me një hap larg kualifikimit nga grupet e Champions League.

Valverde

Më pas Vlaverde vazhdoi: “Tripleta? Nesër është kampionati edhe dëshirojmë të shkojmë sa më larg. Dëshirojmë të fitojmë gjithçka edhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje për t’ia arritur qëllimit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"