Valverde: Barcelona s’luan keq, ka kohë për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 19:13

Valverde: Barcelona s’luan keq, ka kohë për rinovimin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk i pranon kritikat për lojën jo të mirë të skuadrës së tij. Numri një i katalanasve “dribloi” pyetjet mbi rinovimin dhe tha se është ende shumë herët për të folur.

valverde

FITORE- “Girona ka bërë një kampionat të mirë vitin e kaluar dhe tani ka mentalitet sulmues. E kanë nisur me rezultate pozitive dhe i shoh të gatshëm për të bërë më të mirën në fushë. Por ne duam patjetër fitore dhe ky është detyrim”.

RROTACION- “Është e vërtetë që vijmë nga 2 ndeshje të lodhshme dhe kemi 3 të tilla në 6 ditë. Por kemi punuar mirë gjatë kësaj kohe dhe i kemi rikuperuar energjitë. Të shohim se kush do të luajë”.

NË SHBA- “Çfarë doni që t’ju them? Unë kam një ndeshje nesër (sot) dhe ju më kërkoni që të flas për ndeshjen që do të luhet pas 4 muajsh. Më duket e habitshme”.

REAL MADRID- “Nuk e kam analizuar mirë, por sigurisht që është një rival i fortë dhe e shohme vëmendje. Por vetëm kaq. Nuk mund të them asgjë tjetër”.

RINOVIMI- “Unë kam akoma kontratë dhe kam mundësinë për ta rinovuar edhe një vit tjetër. Gjithçka më duket mirë, por jemi ende në shtator dhe ka kohë për të folur rreth kësaj teme”.

KRITIKAT- “Nuk kam asnjë mendim për ata që kritikojnë lojën tonë. Mua më duket gjithçka në rregull. Ne pretendojmë gjithmonë të luajmë bukur dhe të fitojmë. Por në fakt na kritikojnë kot, sepse pasi kemi bërë 87 minuta shumë të mira, rivali na krijon 3 raste dhe në media raportohet se ata na vunë në vështirësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"