Valsi i veteranëve për sulmin e Milanit, vetëm një nga objektivat është nën 30 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 17:03

Valsi i veteranëve për sulmin e Milanit, vetëm një nga objektivat është nën 30 vjeç

Shterpësia ofensive, sidomos e Kristof Piontekut, e detyron Milanin të nisë planet për gjuetinë e sulmuesve që do të fillojë zyrtarisht me hapjen e merkatos së janarit. Emri i Mario Manxukiçit është rikthyer aktual, aq më tepër që juventini kërkon largimin dhe sidomos një projekt ku të ketë rol të dorës së parë.Mandzukic

Kroati 33-vjeçar ka refuzuar disa oferta, sepse nuk pranon të bëjë rezervën dhe në janar do të jetë gati të zbarkojë në një skuadër ku mund të tregojë ende vlerat e tij. Mediat italiane raportojnë për një kërkesë për huazim kuqezi të mbërritur në zyrat e “Zonjës së Vjetër”, por torinezët thuhet se pranojnë të ulen në bisedime vetëm për mundësinë e shitjes së sulmuesit.

Një tjetër 33-vjeçar që ka shanse të vishet kuqezi, është Dris Mertens. Belgu ka kompromentuar përfundimisht raportin me Napolin, i cili për ta lënë të lirë që në janar, kërkon 10 milionë euro, pasi presidenti De Laurentis nuk pranon t’i rinovojë kontratën, sidomos pas “kryengritjes” që ai stisi së bashku me Insinjen dhe senatorët e tjerë të ekipit ku bën pjesë. Shifra cilësohet e tepërt, sepse lojtarit i skadon kontrata në qershor të 2020-ës, por sidoqoftë palët do të komunikojnë përsëri.dris mertens

I preferuari i popullit milanist është Zlatan Ibrahimoviç, por 38-vjeçari nuk i bind drejtuesit, teksa ndërkohë, në gjurmët e tij raportohet të jetë vendosur edhe Napoli, përveç Bolonjës, që i shkel syrin prej javësh. Suedezi nuk mund të quhet një çështje e mbyllur, megjithatë mundësitë e afrimit të tij te kuqezinjtë thuhet të jenë tepër të ulëta.

PISTAT – Në “sitën” e drejtuesve kuqezinj është futur edhe Olivie Zhiru, por për francezin Interi është shumë më përpara. Sulmuesi i Çelsit ka kërkuar largimin, por puna nën drejtimin e Kontes dhe ambiciet e klubit zikaltër e joshin më shumë se ato të anës tjetër të Milanos. Në këto rrethana, Boban e Maldini mund të vendosin të udhëtojnë përsëri drejt Madridit për një operacion të ngjashëm me atë që solli Teo Hernandezin te Milani.mariano diaz

Këtë radhë objektivi është Mariano Diaz, sulmuesi të cilin Zinedin Zidan nuk e ka marrë aspak në konsideratë. Cilado qoftë zgjedhja e “Djallit”, operacioni duhet të vetëfinancohet, ndaj, përveç huazimit, e vetmja mënyrë që të blihet një lojtar është duke mbledhur para nga shitja e ndonjë pjesëtari të organikës që nuk është më në planet e trajnerit Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"